Zeqir Gërvalla

Agim Vuniqi: Heroi tipik i tragjedive antike, poeti i anatemuar dhe disidenti, Zeqir Gërvalla

“O tempora o mores” dhe per ironi gjithçka po ndryshon per te keç, heroi tipik i tragjedive antike, eshte heroi i realitetit te sotem, dhe po ai hero lidhet me ironine e kohes… E falenderuam poetin dhe disidentin Zeqir Gervalla per te bemat e tij te degjuara, e te padegjuara, per punen e tij, angazhimin qe beri per atdheun…, tash se fundmi e perjetuam tragjedine e tij familiare si dhimbje te prindit per femiun, e ngushlluam, dhe akoma e ngushllojme per djalin, Jehon Gervalla, qe mbante familjen… Por si do t’ia beje tash e tutje kur t’i kethehet vetes, e ngushlluesit do te relaksohen se e kryen detyren “atdhetare”, sigurisht ai, si gjithmone e jete, i anatemuar si poet e shkrimtar, atehere edhe tash, ashtu siç diti te shkruaj nga burgu me gjakun qe rridhte ckurrjel poezite me te fuqishme, qe edhe te burgosurit i mbanin ne mend per t’i nxjerre ne agun e drites. Ai pavrejtur akoma edhe sot eshte i anatemuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan, jo vetem shpirterisht i lenduar, por edhe fizikisht dhe materialisht. E shteti per te cilin vuajti aq shume, padrejtesisht ia ktheu shpinen. Do te themi pa menduar fare kthehu Zeqir! Ku te kethehet, ne shtepine e tij te rrenuar, dhe ne Kosovën per te cilen aq shume sakrifikoi, edhe familjen. Ku mund te kthehet Bali Zeqe, ku te shkoi, ku….??? E ketu ne Amerike jemi ne, shqiptaro-amerikanet e fuqishem sikurse levozhga e vese, me nofulla te fuqishme te peshkaqenit, e Zeqiri sa per ironi mbijetoi ate kohe, do ta mbijetoje edhe kete kohe , i drejte dhe i pamposhtur. Kush do te shkruaj epitafin per heroin, Zeqirin, qe eshte per ne pasqyra e heroit te gjalle, qe akoma nuk ia kemi skalitur trupin, as ne mermer, as ne bronze, por ai jeton me ne, jemi vet ne. Heronjte e njemendet plagohen, lendohen ne beteje, por nuk dorezohen, luften patjeter e fitojne, e ne do te pertypim me nofullat tona zhvatese, do u kendojme lavde politikaneve lekure-rjepes., dhe do te mburremi me heronje…”O tempora o mores”.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …