Filluan punimet në dy projekte infrastrukturore të Skenderajt

 

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Skenderaj – Vushtrri dhe Kotorr – Qubrel, investime  të MIT. Ministri Lekaj tha se ndihet mirë se po investohet në përmirësimin e jetës më të mirë të qytetarëve të Skenderajt dhe anë e kënd Kosovës. Ai shtoi se pa i zhvilluar komunat e zonat rurale nuk zhvillohet as shteti. Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, e falënderoi ministrin Lekaj për investimet në projektet e infrastrukturës rrugore në Skenderaj dhe tërë Kosovën pa dallim bindjesh politike, sepse këto rrugë u japin qasje shumë fshatrave dhe i lidhin ato me qytetin. Rruga Skenderaj – Vushtrri, është e gjatë afër 14.3 kilometra, ka kosto prej 800 mijë euro. Ndërsa rruga Kotorr – Qubrel, ka gjatësi prej 8.7 kilometra, vlera e saj është 430 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …