Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shemsi Syla, është shprehur kundër veprimit të kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili i ka dërguar letër kryetarit të PDK-së dhe kryesuesit të koalicionit PAN, Kadri Veseli, në të cilën ka kërkuar që ai të propozojë mandatarin për krijimin e Qeverisë. Deputeti Shemsi Syla ka thënë se janë bërë gati nënshkrimet e nevojshme për ta shpërbërë Kuvendin, me qëllim që sa më parë të mbahen zgjedhjet e parakohshme, pasi kryeministri Haradinaj ka dhënë dorëheqje.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …