Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka arritur ndonjë marrëveshje për një kandidat konsensual të partisë. Fatmir Sejdiu, i cili ka shprehur gatishmërinë e tij që të jetë në krye të partisë, thotë për KosovaPress se nuk është pjesë e konsensusit të përfolur. Sipas tij delegatët e Kuvendit të LDK-së në mënyrë të lirë dhe demokratike duhet të zgjedhin kryetarin e partisë, dhe në asnjë mënyrë këtij organi mos t’i imponohet asnjë kandidaturë ka saktësuar ai. Është e ditur që delegatët e Kuvendit si organi më i lartë i LDK-së, duhet të zgjedhin kryetarin e LDK-së, në mënyrë të lirë dhe demokratike dhe këtij organi nuk do të duhej t’i servohet e as imponohet asnjë kandidaturë”, thotë Sejdiu për Kosovapress.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …