Nenad Canak

Çanak: Është absurde që edhe 19 vite pas rënies së Milloseviqit në Serbi nuk ka lëvizje për të dënuar krimet e saj të luftës

Lideri i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak ka thënë se për fat të keq, politika e Serbisë ka mbetur e njëjtë dhe në esencë nuk ka ndryshuar ani pse ekzistojnë disa lëvizje të vogla pozitive për ngjarjet në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë. Me gjithë këto lëvizje të vogla, ende nuk është krijuar një masë kritike që do të kishte pranuar në thelb politikën e gabimeve. Ai ka shtuar më tutje se viti 1999 ishte kurora e gabimeve që Beogradit ka kryer ndaj Kosovës dhe është absurde se që edhe pas 19 viteve të rënies së Milloseviqit ende nuk ka lëvizje për të dënuar krimet. Krimet nuk vjetërsohen kurrë, krimet po fshihen nën tepih, krimet duhet të qartësohen, ka theksuar ish deputeti i Kuvendit të Serbisë, Nenad Çanak. Ai ka shtuar më tutje se atij i është marrë mandati i deputetit se përse ka bërë pyetje për luftën e Kosovës dhe për një rast për rastin e dy fëmijëve serbë se gjoja që janë zhdukur. Gjatë intervistës për RTK-në ai ka theksuar më tutje se Serbia asnjëherë nuk ka ofruar fakte për lokacionet me varreza masive të shqiptarëve dhe se Serbia ka ngecur në dënimin e kriminelëve të saj të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …