Pak para fillimit të Kuvendit të 9 Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish kryetari i vendit dhe ish kryetar i këtij subjekti politik, Fatmir Sejdiu ka deklaruar se është i gatshëm që të kandidoj për kryetar i LDK-së. “Pres një përmbyllje të suksesshme nga zgjedhjet. Presim që të jetë një takim përmbyllës që do të hap rrugë të reja. Për mua është e rëndësishme që të këtë vend mbështetja e këtyre parimeve. Unë se kam heq gatishmërinë asnjëherë për të qenë në krye të LDK’së. Atë gatishmëri e kam edhe tani dhe do të kontribuojë që Kuvendi të jetë i suksesshëm, ka thënë pak para fillimit të Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, ish kryetari i saj, Fatmir Sejdiu.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …