leoni

Haradinaj: Kosova nuk e ka kryer amanetin e dëshmorëve

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka thënë se ende nuk është kryer amaneti i dëshmorëve të kombit. Ai theksoi më tutje se nuk është kryer amaneti i dëshmorëve nëse nuk jemi 100 për qind shtet. “Nuk ka qenë e lehtë rruga deri në liri, deri më 1999, por nuk ishte e lehtë edhe rruga deri këtu. Dhe nuk është e lehtë edhe sot, por nuk kemi zgjidhje tjetër përveç ta vendosim të drejtën, ta kryejmë atë që është e drejtë e jona, Kosova në shtetësinë e vet të jetë 100 për qind shtet”, tha në mes tjerash kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj gjatë homazheve te lapidari dhe varret e dëshmorëve Agim dhe Milazim Zekaj dhe Ruzhdi Haxhijaj, në fshatin Raushiq të Komunë së Pejës.

Kontrolloni gjithashtu

Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje

Drejtoresha  e Kooperativës Bujqësore “Krusha”,  Fahrije Hoti,  ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …