Kryetari i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka lënë të nënkuptohet se kush do të jetë kandidatë nga kjo parti për postin e kryeministrit të vendit në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme. Ai ka thënë se kandidat për shef te qeverisë do të jetë personi qe ka përkrahjen më të madhe dhe e përfaqëson vullnetin e qytetarëve duke lënë të nënkuptohet se kandidate do të jetë Vjosa Osmani. Deputetja, Vjosa Osmani ka qenë kandidatja më e votuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe pse ka qenë kah fundi i listës zgjedhore.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …