Damon Wilson, nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik është shprehur se  Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës, nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson, është shprehur se  Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ai ka sqaruar tutje se me liderët politikë që kanë  vizion dhe mbështetje të koordinuar nga Amerika dhe Evropa, tani ekziston shansi historik që Serbia dhe Kosova të arrijnë marrëveshje. Do të ishte më mirë që kjo  çështja të zgjidhet para se Shtetet e Bashkuara të Amerikës të fillojnë procesin për  zgjedhje të reja. Ata duhet kuptojnë se sa e rëndësishme është, të kemi edhe mbështetjen e koordinuar nga Evropa e Uashingtoni, madje edhe kur ka dallime, por në nivelin strategjik, Amerika  dhe BE-ja këtu dëshirojnë që të ndihmojnë. Tani është momenti, sepse të gjithë hyjnë në procese zgjedhore, të gjithë dëshirojnë të përmbyllin këtë para se vëmendja të kthehet në zgjedhje”, deklaroi Wilson.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin   edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …