Sot në Stamboll u vendos gur-themeli për ndërtimin e Kishës së Shën Jefrem Sirianit, e cila do të jetë kisha e parë e ndërtuar në Turqinë moderne. Agjencia Anadolia, ka bërë të ditur me këtë rast se në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Kisha Ortodokse Siriane e Shën Efrem Sirianit do të ndërtohet në rajonin e Stambollit në Jesilkoy, ndërsa kryetari Erdogan gjatë ceremonisë saktësoi se këtë kishte e sheh si një pasuri të re për metropolin e Stambollit. Ai gjithashtu premtoi se ndërtimi i kishës do të përfundojë brenda dy viteve. “Ne aktualisht presim afër katër milion njerëz në vendin tonë, duke përfshirë arabët, kurdët, turkmenët nga Siria dhe Iraku, por edhe grupet fetare të pakicave si Asirët dhe Jezidët,” tha Erdogan Në ceremoninë e gurit të themelit morën pjesë gjithashtu përfaqësues të kishave dhe qytetarë të shumtë. Efraim Sirini, me emrin e të cilit do të emërohet kjo kishë, ishte një dhjak Sirian i shekullit të katërt dhe teolog i krishterë. Ai shkroi kryesisht himne, këngë dhe komente për Biblën.(Al-Xhazira-RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …