Gashi: “Sofra” shtrohet për mërgimtarë në shenjë mirënjohje

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporiti, Kujtim Gashi, mori pjesë në  aktivitetin, “Sofra e Gurbetqarëve” të organizuar nga Ansambli “Emin Duraku” aktivitet ky i cili, mbështete financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Gjatë kësaj ngjarje kulturore ministri Gashi tha se bashku me shumë mërgimtarë morëm pjesë në organizimin e kësaj mbrëmje të mrekullueshme kulturore “Sofra Gurbetqare”. “Sofra” shtrohet për mërgimtarë në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për punën dhe kontributin e tyre që kanë dhënë dhe po japin për Republikën e Kosovës në përgjithësi e posaçërisht për zhvillimin e jetës kulturore dhe ruajtjen e traditave shqiptare në mërgatë”, tha ministri Gashi. “Në kuadër të aktivitetit të organizuar në nderim të Mërgatës, shpërndava edhe mirënjohje për individë që kanë kontribuuar për zhvillimin e kulturës së Kosovës në vendet e Mërgatës ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, duke e ruajtur kësisoj traditën, gjuhën e kulturën tonë”, tha ministri Gashi. Tutje Gashi tha se “si shprehjes respekti dhe falënderimi për kontributin e bashkatdhetarëve tanë, Ministria po mbështetë edhe përçimin e vlerave të mirëfillta kulturore duke e pasuruar jetën kulturore. Ne MKRS po angazhohemi  vazhdimisht që organizimet e mirëfillta kulturore të kenë hapësirën dhe përkrahjen e nevojshme ashtu që bashkatdhetarët dhe qytetarët e Kosovës të kenë se çfarë të shohin e dëgjojnë dhe si ministër ndjehem jashtëzakonisht i lumtur për këtë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …