Kryetari Latifi ka  pritur në një takim humanistin Haxhi Shala nga fshati Rogovë e Hasit

 

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka  pritur në një takim të përzemërt humanistin bamirës, Haxhi Shalën nga fshati Rogovë e Hasit, i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Kryetari Latifi tha se, Haxhiun dua ta falënderoj publikisht për ndihmën që ju bëri 50 familjeve skamnore në Komunën e Rahovecit! Ai ka dhuruar: 100 pako (50 ushqimore dhe 50 higjienike), 95 thasë miell dhe 100 thasë patate. Listën e familjeve në nevojë e kemi siguruar ne si komunë.

Bashkatdhetarët tanë në vazhdimësi kanë kontribuar për vendin. I tillë është edhe Haxhiu, të cilin edhe njëherë e falënderojmë për ndihmën e dhënë! Tha ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …