Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në rrjetin social ka bërë të ditur se sot në fshatin Dubovik, mbahen homazhe dhe përkujtohen dëshmorët e kombit: Ramush Shala, Ilmi Shala dhe Musa Shala. “Të nderuara familje të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës së UÇK-së, të nderuar qytetarë. Ju njoftoj, që sot, (e diele) dt.04.08.2019, në ora 11:00, në fshatin Dubovik, mbahen homazhe dhe përkujtohen dëshmorët e kombit: Ramush Shala, Ilmi Shala dhe Musa Shala. Pjesëmarrja juaj nderon gjakun e Dëshmorëve dhe luftën e drejtë të UÇK-së!”, ka shkruar Ramosaj.
Kontrolloni gjithashtu
Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor
Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë, më 11 …