leoni

AAK-ja

Në bazë të një sondazhi të bërë nga AAK kjo parti do të fitojë mbi 22 përqind të votave në zgjedhje

“Në bazë të hulumtime të fundit të opinionit publik, rezulton se sikur zgjedhjet të mbaheshin sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të fitonte mbi 22 përqind të votave, duke u renditur kështu si Partia me gjasa reale për të fituar zgjedhjet”, kështu është bërë me dije në njoftimin për media të AAK-së. Në njoftim thuhet se ndër të dhënat tjera me rëndësi të këtij sondazhi, është se 58.6 përqind e respondentëve janë deklaruar të kënaqur me punën e kryeministrit Haradinaj. “Trendi i rritjes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, krahasuar me sondazhin paraprak të kryer në prill të këtij viti, është mbi 4%, ndërkohë që ky trend vazhdon të jetë në ngritje të vazhdueshme. Duke mos dashur ta zhvlerësojmë këtë sondazh, hulumtimet tona të brendshme, e nxjerrin Aleancën edhe më mirë dhe fituese të pakontestueshme të zgjedhjeve”. “Kjo klimë dhe mbështetje e krijuar për AAK-në dhe Liderin e saj Ramush Haradinaj, është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta dhe vendosëmërisë e kursit të qartë, se interesat e shtetit dhe të qytetarit të tij, janë mbi krejt interesat politike e partiake të ditës. 100% Kosova”, është thënë në njoftimin për media të AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …