Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot është takuar me kryetarin Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Kosovën Lindore, Ragmi Mustafa. Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie, ministri Tahiri në këtë takim ka thënë se autoritetet e Kosovës do të kujdesen që kjo trevë të mos mbetet luginë e dëshpërimit dhe as e shpopullimit. “Ata ka nevojë për mbështetjen tonë dhe sensibilizimin tonë në rrafshin ndërkombëtar për kufizimet e një pas njëshme që pushteti serb i vendosë ndaj kësaj zone”, ka thënë ndër të tjerash Tahiri. Ai po ashtu ka thënë se shqiptarët e Kosovës Lindore vazhdojnë te jenë më të diskriminuarit në Evropën Juglindore dhe se sipas tij, i gjithë ky diskriminim vjen për shkak të etnisë së tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …