Ramush Haradinaj: Kushtetua e Kaçanikut është nga më të avancuarat në rajon për rrethanat kohore e pafajshme, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre

Haradinaj thotë se është për t’u përshëndetur vendimi i Kryesisë se Kuvendit që para shpërbërjes të votohet IPA2

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, vendimin e kryesisë së Kuvendit për të mbajtur seancë me 22 gusht për shpërbërjen e Kuvendit, e ka cilësuar si veprim të duhur dhe konform ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. “Ky vendim, do t’i hap rrugë procesit zgjedhor në vend, si opsion i vetëm dhe i domosdoshëm. Kthimi i mandatit te sovrani dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike, janë jetike për vendin dhe për proceset e rëndësishme që na presin”, deklaroi ai. Haradinaj shtoi se është për t’u përshëndetur edhe vendimi i kësaj kryesie, që para shpërbërjes, Kuvendi të votojë për Marrëveshjen Ndërkombëtare IPA2, nga e cila Kosova fiton rreth 90 milionë euro fonde nga Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …