Edhe 24 vjet pas operacionit të ashtuquajtur ”Stuhia” (5 gusht 1995) tensionet verbale midis Serbisë dhe Kroacisë vazhdojnë të jenë ende të larta. Kroacia e konsideron veprim të ligjshëm çlirimin e zonave të pushtuara të vendit, ndërsa serbët e shohin atë si një tragjedi dhe një akt spastrimi etnik. Ky ishte një operacion i kryer gjatë luftës për pavarësinë e Kroacisë, i koordinuar nga ushtria kroate, me mbështetje ushtarake të forcave boshnjake të ushtrisë së Bosnje-Hercegovinës, kundër ushtrisë serbe të Krajinës dhe forcave policore boshnjake të Rajonit Autonom të Bosnjës Perëndimore. Të paktën 400 mijë serbë u spastruan nga Kroacia. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në funksion të ceremonisë për këtë përvjetor, fton autoritetet kroate të shpjegojnë se si ishte e mundur që nga 582 000 serbë të regjistruar në censusin e vitit 1981, vetëm 184 000 të tillë u deklaruan të tillë në vitin 2011.
Kontrolloni gjithashtu
Thomas Hacker: Nisja e punës së Komisionit të Zgjedhur Evropian mund të shërbejë si përshpejtues i dialogut Kosovë-Serbi
Deputeti i Budestagut të Gjermanisë, Thomas Hacker, ka vlerësuar se deri atëherë nuk do të …