Nisma Socialdemokrate po vazhdon takimet me strukturat drejtuese të degëve të saj në qytete të ndryshme

Nisma Socialdemokrate po vazhdon takimet me strukturat drejtuese të degëve të saj në qytete të ndryshme

Nisma Socialdemokrate po vazhdon takimet me strukturat drejtuese të degëve të saj në teren. Sekretari i Përgjithshëm, Bilall Sherifi, së bashku me anëtarët e kryesisë; ministrat Endrit Shala dhe Skënder Reçica, kanë vizituar degën e Nismës në Ferizaj dhe Shtime, ku janë pritur nga drejtuesit e këtyre degëve. Në këto takime, sipas njoftimit të këtij subjekti, është diskutuar lidhur me përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në Kosovë. Tek Nisma janë të bindur se objektivat e tyre janë të arritshme. “Entuziazmi dhe mobilizimi i këtyre degëve dhe degëve tjera është tregues i qartë se objektivat e Nismës për këto zgjedhje janë të pakontestuara. Nisma është e gatshme për këtë proces zgjedhor dhe me objektiva të qarta”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Nismës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …