Vlera e remitencave në vitin e kaluar kishte arritur shumën prej 800 milionë euro, duke shënuar vlerën më të lartë dekadën e fundit. Por, shuma e dërgesave nga diaspora brenda një viti konsiderohet se është edhe më e lartë, pasi që një pjesë e mjeteve besohet se hyjnë në Kosovë edhe përmes formave tjera, të cilat mund të mos përfshihen në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës. Vlerën e remitencave, disa nga ekspertë për çështje ekonomike e konsiderojnë buxhet të dytë të Republikës se Kosovës. Safet Gërxhaliu, ekspert për çështje ekonomike, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, shprehet se Kosova ka fat që ka dy buxhete, një buxhet është ai që kalon në Parlament dhe më shumë është djersë e qytetarëve dhe bizneseve të kosovarëve, që për fat të keq, i gjykuar për t’u keqpërdor në veçanti si pasojë e mos sundimit të rendit dhe ligjit. Dhe kemi një buxhet tjetër që pothuajse është i barabartë që vjen nga diaspora dhe është garanci e stabilitetit social në Kosovë, thotë Gërxhaliu.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …