Takimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me ambasadoret e vendeve të BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është thirrur për t’i informuar ata lidhur me shkeljet që i ka bërë Kushtetuese, kryetari aktual, Ilir Meta. Një ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se me vendimin e anulimit të zgjedhjeve Ilir Meta humbi të drejtën që të qëndrojë në atë zyrë dhe se kjo çështje është në shqyrtim. Sot kreu i shtetit, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp, duke mbajtur të njëjtin qëndrim në lidhje me anulimin e zgjedhjeve. Meta firmosi sot vendimin për dekretimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, me argumentin se shtyrja e zgjedhjeve nuk krijon vakum në qeverisjen vendore, ndërsa shtoi se ky vendim është mjeti emergjent për zgjidhjen e krizës politike.
Menjëherë pas këtij akti, Rama thirri kryesinë e Partisë nga e cila u deklarua se të enjten ne Kuvend do te nisin procedurat për shkarkimin e Presidentit Meta. Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë. Do fillojmë procedurën e shkarkimit të Ilir Metës nga Presidenca të enjten. Është detyra jonë për të mbrojtur Kushtetutën”, tha Elisa Spiropali, në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste.