Enver Hoxhaj: Përgjegjësi për rrezikimin e jetës së të moshuarve sot, Kurti dezertoi dhe ofroi një program qeverisës të zbrazët

Hoxhaj: Serbia po tallet me viktimat e luftës, këtë e ka bërë në Bosnje e po vazhdon ta bëjë edhe me Kosovën

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj lirimit nga burgu të një serbi i dënuan për krime ndaj shqiptarëve, i cili është shpallur fajtor për vrasjen e 14 civilëve në Kosovë, duke përfshirë edhe shtatë fëmijë. Hoxhaj ka thënë se Serbia po vazhdon të tallet me viktimat e luftës në Kosovë dhe lirimi i kriminelit serb është dëshmi për këtë. Miodrag Solaja u dënua për vrasjen e 14 civilëve gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999, duke përfshirë shtatë fëmijë të ekzekutuar në oborrin e një shtëpie. Ai u la i lirë muajin e kaluar, tre vjet para se të përfundonte dënimin e tij. “Serbia në vazhdimësi po tallet me viktimat e luftës! Këtë e ka bërë në Bosnje e po vazhdon ta bëjë edhe me Kosovën! Këto ditë në Serbi është liruar nga burgu, tre vjet para përfundimit të dënimit, personi i cili është akuzuar dhe dënuar për vrasjen e 14 civilëve shqiptarë në Kosovë. Nga ky krim arritën të shpëtojnë pesë fëmijë, e në mesin e tyre edhe Saranda Bogujevci. Lirimi i kriminelit serb është dëshmi që Serbia po vazhdon të luaj me nervat e të gjithve në të gjitha planet, madje edhe atë ushtarak”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …