Lidhja Demokratike e Kosovës, të hënën, mbanë njëherë mbledhjen e kryesisë, pastaj të grupit parlamentar

LDK akoma nuk ka vendosur se kush do të jetë kandidati i këtij partie për kryeministër të ardhshëm të Kosovës

Ani pse ende nuk dihet saktësisht se kur do të mbahen zgjedhjet e reja, disa prej partive tashmë kanë caktuar emrat e zyrtarëve, të cilët do të nominohen për pozitën e kryeministrit. Derisa nga PDK-ja kanë njoftuar se kryetari i partisë Kadri Veseli do të jetë kandidati që synon ta rrëmbejë këtë pozitë, përfaqësuesit e AAK-së kanë thënë se kreu i këtij subjekti Ramush Haradinaj do të emërohet si kandidat për kryeministër. Por jo vetëm këto dy parti kanë vendosur që udhëheqësit e subjekteve t’i caktojnë si pretendues për pozitën e shefit të qeverisë së ardhshme. Njëjtë ka vepruar edhe Lëvizja Vetëvendosje, zyrtarë të së cilës kanë thënë se lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti do të jetë sërish i nominuari i partisë për pozitën në fjalë. Për dallim prej tyre, paqartësi në këtë drejtim vazhdon të ketë brenda LDK-së. LDK-ja ende nuk ka vendosur zyrtarisht se kush do të jetë kandidati i këtij subjekti për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Por aktualisht në opinion po lakohen emrat e dy zyrtarëve të kësaj partie, e nënkryetarit Lutfi Haziri dhe e deputetes Vjosa Osmani. Kjo e fundit tashmë ka marrë mbështetjen publike të disa zyrtarëve të partisë, të cilët konsiderojnë se vetëm me Osmanin kjo parti mund t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme. Në mesin e atyre që mendojnë kësisoj është edhe anëtari i Këshillit Drejtues të LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili njëherësh është edhe deputet nga radhët e këtij subjekti.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …