leoni

Drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij për shkak të angazhimit të tij në politikë

Sejdi Hoxha jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të Postës të Kosovës për shkak të angazhimit të tij në politikë

Sejdi Hoxha ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si drejtor i Postës së Kosovës. Në një njoftim të bërë për media, Hoxha thotë se arsyet e dorëheqjes kanë të bëjnë me angazhimet e tij politike dhe akademike. Hoxha ka thënë se gjatë ushtrimit të funksionit në Postën e Kosovës për rreth shtatë viteve, ai është munduar të jap kontributin e tij profesional, në ngritjen dhe fuqizimin e kësaj ndërmarrje publike. “Me anë të kësaj deklarate njoftoj opinionin publik se jap dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv të ndërmarrjes publike Posta e Kosovës Sh.A.  Arsyet e dorëheqjes sime janë angazhimet politike dhe akademike. Dua të jem shembull i mirë dhe nuk dua që në asnjë moment dhe rrethanë dikush të mendoi që unë mbaj pozicionin tim publik për të përfituar politikisht. Jam krenar me atë qe kam bërëgjate ushtrimit të detyrave të mia në të gjitha pozitat institucionale që kam qenë deri më tani. Prandaj,meqenëse zgjedhjet janë afër, unë do të angazhohem maksimalisht në fuqizimin e subjektit tim politik. Gjatë ushtrimit të funksionit tim në Postën e Kosovës, për rreth 7 vite, jam munduar të jap tërë kontributin tim profesional, në ngritjen dhe fuqizimin e Postës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …