Ministria e Punëve të Jashtme e refuzon kërkesën e kryetarit serb Vuçiq për ta vizituar Kosovën

MPJ: Serbia po ndërmerr veprime që kërcënojnë marrëveshjen për lëvizjen e lirë dhe i pengojnë qytetarët tanë

Kosova do t’i zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel me Serbinë për lëvizjen e lirë. Kështu po thotë Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë, Behxhet Pacolli. Sipas tij, Serbia po ndërmerr veprime që kërcënojnë këtë marrëveshje dhe po vazhdon të krijojë pengesa për qytetarët e Kosovës. Si sqaron se qytetarët e dy vendeve respektive mund të udhëtojnë vetëm me leternjoftim, por nëse duan të kalojnë nga Serbia në një shtet të tretë u nevojitet edhe pasaporta.

“Kosova mbetet e përkushtuar të zbatojë në mirëbesim të gjitha marrëveshjet e arritura në Dialog në Bruksel. Kosova mund të shërbejë si një shembull për Serbinë* në këtë drejtim. Ne kemi zbatuar me sukses marrëveshjen për lëvizjen e lirë që ka normalizuar lëvizjen e popujve midis dy vendeve. Kosova respekton plotësisht marrëveshjen dhe mbetet e angazhuar për detyrimet ndërkombëtare që ka marrë. Lëvizja e lirë është një element kyç i integrimit evropian dhe bashkëpunimit më të fortë rajonal. Por Serbia po ndërmerr veprime që kërcënojnë këtë marrëveshje dhe po vazhdon të krijojë pengesa për qytetarët tanë dhe po vazhdon me propagandën e saj për gjoja masa “ekstreme”. Qytetarët e të dyja vendeve mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftim, por nëse duan të kalojnë nga Serbia në një shtet të tretë, u nevojitet pasaporta. Bashkimi Evropian si lehtësues dhe garantues i marrëveshjeve të arritura në Bruksel duhet të ndalojë Beogradin nga sjellja dhe veprimet aktuale. Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit(pas luftës së dytë botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera. Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …