Veseli: Kosova qëndron në krye të Evropës, për sa i përket përhapjes së internetit me 93 për qind

Kadri Veseli: Kosova qëndron në krye të Evropës, për sa i përket përhapjes së internetit me 93 për qind

Me rastin e 28-vjetorit të funksionimit të World Wide Web, kryetari i Kuvendit të Kosovës njëherësh kryetar i PDK-së, ka thënë se Kosova qëndron në krye të Evropës, për sa i përket përhapjes së internetit me 93 për qind. Ai ka vlerësuar se investimi më i madh IT mund të hap më shumë vende të reja pune për të rinjtë.Në këtë kontekst Veseli ka theksuar se Ministria e Inovacionit në të ardhmen do të jetë motor i zhvillimit të këtij sektori.

“28 vjet më parë, në gushtin e vitit 1991, World Wide Web filloi të funksionojë si shërbim publik, duke nisur një revolucion teknologjik që sot ka transformuar radikalisht jetët tona. Unë jam krenar me Kosovën, që sipas EUROSTAT-it qëndron në krye të Evropës, për sa i përket përhapjes së internetit me 93%. Siç e tregon ky grafik, jo vetëm që vendi ynë lë prapa të gjitha vendet e rajonit, por konkuron me vendet më të zhvilluara të kontinentit. Unë gjithmonë kam besuar se duke investuar më shumë në IT, do të mund të hapim më shumë vende të reja pune për të rinjtë tanë të talentuar, prandaj edhe kemi krijuar Ministrinë e Inovacionit e cila në të ardhmen do të jetë motor i zhvillimit të këtij sektori”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …