Përurohet objekti i Shtëpisë për persona më aftësi të kufizuara në Deçan

Në praninë e Kryetarit të komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, zyrtarëve komunal, Kolonel Abdyl Mushkolaj, stafit punues dhe familjes që kanë nda mjete për ndërtimin e Shtëpisë për persona më aftësi të kufizuara, Drejtoresha e kësaj Shtëpie Hane (Lekaj) Berisha, ka bërë përurimin e këtij objekti donacion nga Homdi Lataj i cili jetojnë në Amerikë. Se ka qenë mëse i nevojshëm ky donacion këtë e vlerëson edhe i pari i komunës së Deçanit Bashkim Rmosaj, duke qenë falënderues për familjen Lataj, jo vetëm për këtë donacion por edhe për disa investime tjera në komunën e Deçanit, duke shtuar se njerëz të tillë si Homdi Lataj, duhet vlerësuar lartë me vet faktin se nga fitimi i tyre familjarë ndajnë mjete për investime si ky, e duke e ditur  se në këtë shtëpi gjejnë trajtim 12 persona me nevoja të veçanta dhe mendore të cilët kanë trajtim 24 orë nga stafi punës për çka edhe duhet falënderuar. Drejtoresha e kësaj shtëpie Hane (Lekaj) Berisha, tha se i jam shumë mirënjohëse familjes Lataj të cilët kanë bërë të mundur rregullimin e kësaj shtëpi duke na krijuar kushte shumë të mira për trajtimin e pacientëve të cilët qëndrojnë në këtë shtëpi po ashtu duke shtuar hapësira të reja për pacient të ri, njëherit edhe krijimin e kushteve më të mira edhe për mjekët, infermierët dhe administratën e këtushme, hapësira të cilat i kanë munguar kësaj shtëpie. Nuk dua ta zgjas shumë thotë ajo, por nga pamja tregon puna dhe vlera e kësaj shtëpia ku tashme edhe stafi punues ka kushte më të përshtatshme por edhe pacientët tashmë janë shumë komod andaj u jam mirënjohës për donacionin e dhuruar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …