Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka pranuar me shqetësim paralajmërimet e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ për fillimin e protestave. Kjo ministri u bën thirrje drejtuesve të sindikatës dhe atyre të aeroportit që të diskutojnë rreth zgjidhjes së problemeve për të cilat punëtorët janë të pakënaqur. MIT me në krye ministrin Pal Lekaj, i bën thirrje konsorciumit “Limak”, që të respektojë me përpikëri ligjet e Kosovës dhe kontratën për koncesionimin e aeroportit “Adem Jashari”. Ndryshe, punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, për shkak të kushteve jo të mira të punës, kanë paralajmëruar grevë një orësh për datën 8 gusht, ndërsa në rast të mos zgjidhjes së kërkesave, ata nuk përjashtojnë edhe mbajtjen e protestave.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …