Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se partia që ai drejton nuk përkrah një qeveri teknike dhe se zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza. Kadri Veseli, i cili mban postin e kryetarit të Kuvendit, ka thënë se PDK ia ka dhënë dy herë postin e kryeministrit partive tjera dhe se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në këto zgjedhje. Duke folur gjatë një interviste për “Radion Evropa e Lirë”, Veseli e ka quajtur këtë legjislaturë si të papërgjegjshme. Ai ka thënë është duke folur hapur për gabimet që i ka bërë partia e tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …