Duke u thirrur në burime të vendeve perëndimore që janë të përfaqësuara në Kosovë, disa medie dhe portale përhapin paralajmërime ogurzeza për ditën e nesërme. Sipas paralajmërimeve të tyre, nesër në Prishtinë do të ketë dhunë në mes të atyre që do ta kundërshtojnë zgjedhjen e Hashim Thaçit kryetar të Kosovës dhe atyre që do ta festojnë zgjedhjen e tij. Këto medie kanë përkujtuar se derisa aktivistët e partive opozitare janë duke qëndruar në tenda dhe ju kanë bërër thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në protesta për të kundërshtuar zgjedhjen e Hashim Thaçit kryetar të Kosovës në anën tjetër, degët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë ftuar anëtarët e PDK-së që të vijnë në Prishtinë për ta festuar zgjedhjen e liderit të tyre kryetar të Kosovës. Edhe ambasadat e huaja i kanë këshilluar qytetarët e tyre që të tregojnë kujdes nëpër rrugët e Prishtinës ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka theksuar se situata në Kosovë është shumë serioze.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …