Marrëveshja për Sigurime Sociale me Zvicrën hyn në fuqi nga 1 Shtatori 2019

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes kësaj informate i njofton qytetarët kosovar me vendbanim në Kosovë dhe bashkatdhetarët me vendbanim në Zvicër se Marrëveshja për Sigurime Sociale e lidhur në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës hyn në fuqi prej datës 01 shtator 2019. Kërkesat mund të paraqiten tashmë para hyrjes në fuqi, mirëpo përfitimet mund të merren pas datës 1 shtator 2019. Për realizimin e të drejtave nga sigurimi social të rregulluara me këtë marrëveshje shtetasit e dy vendeve, për parashtrimin e kërkesave dhe informatave më të hollësishme mund të paraqiten të autoritetet përgjegjëse – organeve ndërlidhëse në adresat vijuese:

  1. Në Republikën e Kosovës:

Divizioni i Pensioneve të Jashtme i Departamentit të Pensioneve/Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Divisioni i Pensioneve të Jashtme

Departamenti i Pensioneve

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Rruga “Pashko Vasa” – Baraka nr.1

10000 Prishtina

Tel +38338211663

Republika e Kosovës

  1. Në Konfederatën e Zvicrës:

Përfitimet në rast të moshës dhe për trashëgimtarë (gratë e veja, burrat e ve dhe jetimët):

Schweizerische Ausgleichskasse SAK [Arka zvicerane e kompensimit] • Av. Edmond-Vaucher 18

Postfach 3100 [Kutia postare 3100] 1211 Genf 2

Schweiz [Zvicër] Tel : +41 58 461 91 11

Faks: +4158 461 97 05

Internet: http://www.zas.admin.ch

Përfitimet nga sigurimi i invaliditetit:

IV-Stelle für Versicherte mit Wohnsitz im Ausland IVSTA [Zyra e IV për të siguruarit me vendbanim jashtë vendit] Av. Edmond-Vaucher 18

Postfach 3100 [Kutia postare 3100] 1211 Genf 2

Schweiz [Zvicër] Tel. +41 – 58 461 91 11

Faks +41 58 461 99 50

Internet: http://www.zas.admin.ch

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …