Shefi i Grupit Parlamentarë të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se zgjedhjet janë të mirëseardhura ndonëse sipas tij synim ishte që mandati të dërgohej deri në fund. Ai thekson se kanë qenë të befasuar nga dorëheqja e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit. Sherifi thotë se Nisma i ka dhënë mbështetje Haradinajt që nga fillimi i qeverisjes duke ia mundësuar edhe pozitën e kryeministrit. “Padyshim që ne kemi qenë vendimtar për pozitën e tij të kryeministrit. Nuk mund të mohohet edhe një bashkëpunim i mëtutjeshëm me AAK-në”, ka thënë ai. Sherifi ka thënë se në takim me qytetarët iu është kërkuar që në zgjedhje të shkohet si të vetëm dhe pa koalicione.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …