Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës përmes një njoftimi për media ka reaguar lidhur me, siç thonë ata, propagandën e përhapur nga Beogradi për Marrëveshjen e Brukselit për Lirinë e Lëvizjes. Përmes një kumtese, kjo ministri rithekson përkushtimin e institucioneve të Kosovës për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe garantimin e lirisë së lëvizjes në përputhje me marrëveshjen e Brukselit për qytetarët e Serbisë. Ata thonë se sipas nenit 3 të Marrëveshjes së Brukselit për Lirinë e Lëvizjes ‘Secila palë mund të aplikojë një sistem përmes të cilit kartat e identitetit do të shoqërohen me dokumente të shkruara ‘hyrje/dalje’ për personat nga pala tjetër që dëshirojnë të kalojnë në një vend të tretë ”. Ata thonë se Kosova hedh poshtë të gjitha përpjekjet e lajmeve të rreme të Beogradit për të treguar një realitet tjetër të marrëveshjes së lirisë së lëvizjes.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …