Ratisha e Deçanit bëhet me pendë të ujitjes

 

Të lumtur shprehen banorët e fshatit Ratish i Epërm në Komunë e Deçanit për ndërtimin e pendës së ujitjes së tokave në këtë fshat. Ata janë falënderues ndaj Institucionit Komunal, konkretisht kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, për ndarjen e mjeteve për ndërtimin e kësaj pende e cila ju mundëson ujitjen e tokave bujqësore të këtij fshati në mënyrë më të lehtë. Deri më tani ka qenë shumë e vështir që tokat të ujiten në këtë lokalitet me vet faktin se grumbullimi i ujit ka qenë i pa mundur nga hapësirat e krijuara dhe uji është shpërnda, tani e tutje nuk do të ketë probleme të tilla u shprehen banorët e këtij lokaliteti.

Ndërtimi i kësaj pende është bërë me buxhetin e komunës  së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …