ASFALTOHET RRUGA BUKOSH-PRILLUZHË

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu, të premten mori pjesë në fillimin e asfaltimit të rrugës Bukosh-Prilluzhë, investim i MIT-së. Asfaltimin e kësaj rruge Kadriu e cilësoi si një arterie shumë të rëndësishme, e cila ua mundëson qarkullimin tri komunave: Kastriot, Vushtrri dhe Mitrovicë, si dhe lidh 17 fshatra mes vete. Me gjatësi mbi dymbëdhjetë kilometra, asfaltimi i rrugës Bukosh-Prilluzhë ka kosto afër dy milionë euro dhe pritet të përfundojë brenda 150 ditë pune të parapara sipas planit dinamik. MIT tanimë është në fazën e asfaltimit të rrugëve të cilat u mundësojnë qytetarëve të Republikës së Kosovës infrastrukturë moderne, dhe gjatë muajve në vazhdim, pritet të fillojë edhe asfaltimi i shumë projekteve të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …