Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka reaguar ndaj gjendjes së keqe të mjedisit në vendin tonë. Ai ka thënë se pas disa vizitave që ju ka bërë disa lumenjve ka vënë re degradimin e skajshëm të tyre nga persona të përgjegjshëm që nuk ia duan të mirën vendit dhe as vetës së tyre. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është duke investuar miliona euro për krijimin e një mjedisi sa më të mira megjithëkëtë ne vazhdojmë të shohim anekënd vendit se si po rrënohet mjedisi dita ditës. Personat që po dëmtojnë mjedisin nuk ia duan të mirën Kosovës e as qytetarëve të saj, ka theksuar në mes tjerash, ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …