leoni

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli

Kryekuvendari Kadri Veseli kujtoi dëshmorët e rënë më 10 gusht 1998 në Dukagjin dhe në Kaçanik

Kryekuvendari Kadri Veseli kujtoi në 21-vjetorin e rënies në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dëshmorët: Bekim Berisha-Abeja, Xheladin Kurtaj, Agim Bajrami, Bedri Shala, Besnik Begunca, Elton Zherka dhe Përmet Vula. Duke shprehur nderimin për veprën e tyre heroike, Veseli tha se Kosova është ende larg vendit për të cilin luftuan dhe ëndërruan Abeja me shokë. Veseli theksoi se luftës çlirimtare duhet t’ia heqim njollën prej abuzimit me veteranët e rremë. “Për të nderuar kujtimin e veprës së tyre, ne duhet t’ia heqim njollën që i është vënë luftës sonë çlirimtare prej abuzimit me veteranët e rremë. Ua kemi borxh dëshmorëve që të bëjmë më të mirën për UÇK-në dhe vendin tonë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …