Aksidentet e shumta anekënd rrugëve të vendit kanë bërë që Policia e Kosovës të kërkoj nga pjesëmarrësit në komunikacion vëmendje më të madhe dhe respektim të rregullave të komunikacionit. Policia e Kosovës vazhdon me shtimin e masave policore për të rritur sigurinë në trafik, përmes zbatimit të planit operativ i cili parasheh aktivitete të shtuara të llojeve të ndryshme me qëllim që të parandalohen aksidentet në trafik dhe të rritet siguria. Duke e parë shtimin e automjeteve përgjatë sezonës verore e po ashtu qarkullimin e tyre të shtuar në prag të festës së Kurban Bajramit, Policia e Kosovës kërkon dhe njëherit apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe t’ju përshtaten kushteve dhe rrethanave të trafikut, me qëllim të evitimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafik, në të kundërtën do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi, thuhet në komunikatën e policisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …