Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka bërë thirrje mërgatës për pjesëmarrje në protestën kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit kryetar të Kosovës. Mërgimtarët duhet të vijnë tani këtu sepse Kosova ka nevojë për protestë të fuqishme. I bëjë thirrje mërgatës tonë që t’i hipin avionëve dhe të vijnë në Kosovë, sepse remitancat e tyre shkojnë në blerje te mallave të importit, e më pastaj në buxhet të Kosovës, të cilin këta po e keqpërdorin. Mërgata jonë e ka vendin këtu në shesh, ka deklaruar, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai njoftoi se protesta kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit kryetar i Kosovës do të filloi në ora 10.30.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …