Kryeministri në dorëheqje i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marr pjesë sot në nderime për dëshmorët e kombit nga Irzniqi dhe Nivokazi të rënë 21 vite me parë. “Gushti i vitit 1998, na kujton qëndresën titanike të djemve të Dukagjinit në mbrojtje të pozicioneve të luftës. Ofensiva ishte e ashpër, por vullneti për liri, deri në vetëflijim, ishte mbizotërues. Sot, kujtojmë dëshmorët që u flijuan përballë armikut, Orhanin, Enverin, Naimin, Arbenin e Halilin nga Gllogjani, Maxhunin e Gëzimin nga Irzniqi, Artanin nga Rakoci, Naserin nga Kodralia, Nexhatin nga Baballoqi dhe Hasanin nga Nivokazi. Gjaku i tyre i derdhur në fushë të nderit, mundësoi realizimin e idealit shekullor të lirisë. Përulemi me nderim para sakrificës së tyre sublime”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …