18-vjet më parë më 12 gusht të vitit 2001, forcat sllavomaqedonase të policisë kishin vrarë e maskaruar barbarisht dhjetë fshatarë shqiptarë në fshatin Luboten të Tetovës. Në mëngjes të 12 gushtit të vitit 2001 u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së njësiteve policore – ushtarake në fshatin Luboten ku vranë dhjetë civilë shqiptarë, në mesin e tyre edhe fëmija 6 vjeçar Erxhan Aliu, si dhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Mehmet Mehmeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili, Në atë aksion kriminal policor u dogjën 14 shtëpi të fshatit, ndërsa u arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë të fshatit, me arsyetimin e operacionit se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së. Për këtë masakër kundër popullatës civile shqiptare Gjykata e Hagës ka dënuar me 10 vjet burg kriminelin sllavomaqedon, Tarçullovski, për secilin shqiptar të masakruar në mesin ne tyre edhe një fëmijë 6 vjeç, me nga një vit burg, aq kushton jeta e një shqiptari për gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë.
