Zëdhënësi i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, në Kosovë, Pio Sabeta, ka deklaruar për mediet në Serbi se situata aktuale e sigurisë në vend është e qetë dhe nën kontroll. KFOR-i po punon në bashkëpunim të ngushtë me organizata vendëse e ndërkombëtare të sigurisë. Po pati kërcënim të çfarëdo lloji për mundësinë e shkeljes së situatës së sigurisë, KFOR-i është i gatshëm të miratojë masa të domosdoshme për ruajtjen e sigurisë në Kosovë” tha ai duke iu përgjigjur deklaratës së kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, sipas të cilit ka mundësi për incidente në Kosovë gjatë vjeshtës. I pyetur nëse KFOR-i ka njohuri në lidhje organizatën shqiptare B-13, për të cilën disa media në Serbi pohojnë se ka në plan të sulmojë serbët në Mitrovicën veriore, Sabeta u përgjigj se KFOR-i po e ndjek me vigjilencë dhe në vazhdimësi situatën. Kryetari i Serbisë, Vuçiq, ka deklaruar se nuk përjashton mundësinë e incidenteve në Kosovë, por në të njëjtën kohë edhe është kërcënuar se Serbia nuk do të lejojë dëbim ose vrasje të serbëve, kudo qofshin ata.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …