Gjon Juncaj: Pse nuk është vënë një memorial në Tiranë për mijëra shqiptarë, burra, gra e fëmijë, u vranë në Kosovë

Gjon Juncaj: Pse nuk është vënë një memorial në Tiranë për mijëra shqiptarë, burra, gra e fëmijë, u vranë në Kosovë

Prokurori shqiptaro-amerikan, Gjon Juncaj, i cili njihet si një nga personat që ka ndihmuar në realizimin e reformës në drejtësi, ka reaguar në lidhje me lajmin se në Tiranë, tashmë ka një memorial në nderim të viktimave të grushtit të shtetit në Turqi, të ndodhur më 15 korrik 2016.I njohur si këshilltar ligjor kundër korrupsionit në ambasadën e SHBA në Tiranë, Gjuncaj, thekson se ka dy propozime për memoriale në parkun e Tiranës.

“Të dashur politikanë në Tiranë. Kam dy memoriale për të shtuar tek parku për njerëzit e vrarë jashtë Shqipërisë.

1.Në vitet 1998-1999, mijëra shqiptarë, burra, gra e fëmijë, u vranë në Kosovë. Emrat e tyre nuk janë të listuar në parkun publik në Tiranë. Jam i sigurt se mijëra kosovarë që vizitojnë Shqipërinë çdo vit, do e vlerësonin këtë shenjë respekti.

2.Në vitin 1919, 74 shqiptarë u morën nga shtëpitë e tyre në male në Hot dhe u ekzekutuan së bashku nga ushtria e Mbretërisë së Serbisë dhe Malit të Zi. Trupat e tyre u hodhën së bashku në një varr masiv ku mbeten edhe sot e kësaj dite, 100 vjet më vonë. Një prej tyre është stërgjyshi im. Unë dhe të tjerë anëtarë të familjeve të tyre do donim t’i shihnim emrat e tyre në park.

Do i donim këto memoriale në parkun e Tiranës sepse nuk besojmë se ata i përkasin ndonjë parku në Stamboll. (Turqit do ishin dakord me ne për këtë). Ne nuk kemi lekë, euro, lira turke apo ndikim politik për të paguar për to. Kemi vetëm gjakun e derdhur shqiptar. Ne shpresojmë se kjo monedhë do pranohet.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …