Kryetari, Hashim Thaçi, në mbështetje të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka bërë emërimin dhe gradimin e gjeneralëve të FSK-së:
Gjeneral brigade Enver Cikaqi, gradohet në gradën Gjeneralmajor i FSK-së dhe emërohet Zëvendëskomandant i saj. Gjeneralmajor Bashkim Jashari emërohet Inspektor gjeneral në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes; Gjeneralmajor Gëzim Hazrolli emërohet Drejtor i Drejtorisë së Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes; Gjeneral brigade Nazmi Brahimaj emërohet Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes; Gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj emërohet Komandant i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së; Gjeneral brigade, Xhevahir Geci emërohet Komandant i Komandës së Gardës Kombëtare të FSK-së; Gjeneral brigade Naim Haziri emërohet Komandant i Komandës së Logjistikës së FSK-së; Gjeneral brigade Irfete Spahiu emërohet Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së; dhe Kolonel Jeton Dreshaj gradohet në gradën Gjeneral brigade i FSK-së dhe emërohet Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së. Dekretimi dhe emërimi i gjeneralëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës – FSK, ka hyrë në fuqi më 12 gusht 2019.