Në moshën 84-vjeçare është ndarë nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare, Qazim Zeka nga Burimi ish-Istog. Veprimtari, Qazim Zeka ka qenë mësues dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai gjatë luftës për shkak të moshës së tij është quajtur, “Plaku i Maleve’. Qazim Zeka ka qenë frymëzues i luftëtarëve emblematikë të UÇK-së, Fehmi Lladrovcit dhe Shaban Shala. Në vitet e fundit, veprimtari i njohur Qazim Zeka ka jetuar në Zvicër. Ceremonia e mortore mbahet më 16 Gusht 2019 në vendlindjen e tij.
Në orën 14:00 do të bëhen homazhet në fshatin, Mojstir, Në orën 15:00 do të mbahet mbledhja komemorative. Në orën 16:00 arkivoli me trupin e pajetë të shqiptarit të madh e të panënshtruar, mësuesit, luftëtarit, invalidit dhe veteranit të UÇK-së Qazim Zekaj, do ti dorëzohet tokës e do të mbulohet me dheun e Atdheut me nderime kombëtare!