Hashim Thaçit i jep një goditje për Asociacionin, Këshilli i Ministrave të BE’së

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka anuluar ardhjen e simpatizantëve në Prishtinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka anuluar ardhjen e simpatizantëve në Prishtinë për ta kremtuar zgjedhjen e tij në postin e kryetarit të Kosovës, që pritet të bëhet nesër në Kuvend. Njoftohet se anulimi i ardhjes së simpatizantëve të PDK-së, në Prishtinë është bërë me qëllim të shmangies së ballafaqimit të tyre me simpatizantë të partive opozitare, që po vazhdojnë të  protestojnë kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e kryetarit të vendit. Ftoj të gjithë simpatizantët, aktivistët dhe strukturat e PDK-së që të festojnë nëpër komunat e Kosovës pas votimit të Presidentit të Kosovës, ju ka thënë strukturave të partisë që drejton, Hashim Thaçi. Ai ka kërkuar nga strukturat e partisë që ky mesazh të përcillet te secili simpatizant, duke kërkuar një festë të madhe dhe të qetë.

Kontrolloni gjithashtu

Ushtarët amerikanë të rreshtuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it, po patrullojnë në veri të Kosovës

Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it, misioni i udhëhequr nga NATO …