Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se deputetët e partisë së tij do të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit më 22 gusht në seancën e jashtëzakonshme. Haradinaj e ka quajtur të dëmshme për vendin nëse ndonjë subjekt politik i shmanget zgjedhjeve dhe tenton të krijojë qeveri teknike me kryeministër konsensual. Ai ka thënë se AAK-ja është e hapur për koalicion me Nismën, PSD-në dhe AKR-në. Ndërkaq ka theksuar se nuk preferojnë koalicion me PDK-në, LDK-në dhe LV-në.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …