Kryetari i vendit Hashim Thaçi, ka kujtuar 86 vjetorin e vrasjes së heroit Hasan Prishtina. Thaçi thotë se Hasan Prishtina ishte ideator i platformës politike që çoi drejt shpalljes së pavarësisë të një pjese te trojeve shqiptare në vitin 1912. “Para 86 vitesh u vra pabesisht Hasan Prishtina, një nga personalitetet më të ndritura të kombit shqiptar, ideologu i kryengritjeve të shumta popullore kundër sundimit otoman dhe ideator platformës politike që çoi drejt shpalljes së pavarësisë të një pjese të trojeve shqiptare më 1912. Figura monumentale e Hasan Prishtinës ka qenë dhe mbetet referencë e lartë për vlerat tona kombëtare, politike dhe parlamentare”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …