Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka vizituar sot Kompleksin Memorial në Krushë. Nga aty ai ka thënë se SHBA-të do të angazhohen për zgjidhjen e fatit të personave të pagjetur. “E di që keni marrë shumë premtime andaj nuk dua ta bëjë një të tillë, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të angazhohen që në bashkëpunim me Serbinë ta zgjidhin çështjen e personave zhdukur gjatë luftës”, ka thënë Kosnett. Ai më pas në njërën nga kafiteritë e fshatit dëgjoi historitë e banorëve të Krushës të përjetuara gjatë luftës së fundit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …