leoni

RKL: Shaban Mangjolli nuk ishte “kaçak mali” por luftëtari i organizuar në radhët e formacioneve luftarake të Azem Galicës

RKL: Shaban Mangjolli nuk ishte “kaçak mali” por luftëtari i organizuar në radhët e formacioneve luftarake të Azem Galicës

Sot me një ceremoni rasti, në fshatin Mikushnicë të Drenicës u vu gurë-themeli për ndërtimin e Shtëpisë-Muze të luftëtarit të Rezistencës Kombëtare, Shaban Mangjolli. Në fjalimin e tij Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se po vihet guri i themelit në shtëpinë e  bashkëluftëtarit të Shaban Polluzhës e Azem Bejtës, Shaban Mangjollit, luftëtarit të Lëvizjes Kaçake. Ndërkohë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, u shpreh se vetëm duke kujtuar të kaluarën mund të ndërtohet e ardhmja. Shaban Mangjolli një jetë të tërë ia kushtoi çështjes kombëtare.  Shaban Mangjolli, stërnipi i Shaban Mangjollit, tha se është mirë që edhe pse qe  pesë herë deri tani është djegur kjo Kullë, sërish po rindërtohet.

Disa nga zyrtarët tanë ende po përdorin formulimet pezhorative serbe, për  luftëtarët e  lirisë, gjatë kohës së regjimit barbar serb të Pashiqit, e më vonë,  ashtu sikur i kishte trajtuar regjimi serb, si kaçakë, hajna e cuba. Është e papërgjegjshme që luftëtarët e formacioneve luftarake çlirimtare të Azem Galicës e luftëtarëve të tjerë të etiketohen si kaçakë, duke u mbështetur në një studim përkthim të hershëm të kohës së okupimit nga disa historianë të  RSFJ-së.

Është e papranueshme për institucionet tona, por edhe për publicistët e sidomos për arsimtarët  që të shërbehen me formulime të pushtuesve, të cilët edhe legjendarit, Adem Jashari i thonë “terrorist” ashtu  sikur edhe krejt UÇK-së por edhe NATO-s.

Emri “Kaçak” ka origjinë turke dhe do të thotë hajn, rrëmbyes, plaçkitës. Si e tillë kjo fjalë përdoret edhe në gjuhën serbe. Ata si kaçakë i kanë trajtuar dhe i trajtojnë të gjithë shqiptarët kryengritës. Tani këtë fjalë e kanë zëvendësuar me “terrorist”.

Të thuhet për Azem Galicën si ishte krye-kaçaku i maleve, nuk është vetëm turp por edhe veprim i papërgjegjshëm i dënueshëm, sepse në esencë ka përmbajtje përbuzëse, cinike, pezhorative.

Realisht në kohën për të cilën po flasim dhe çdo kohë ka pasur dhe  kaçakë si individë, të tillë janë rrëmbyesit, hajnat, por është antihistorike që një Lëvizje e mirëfilltë dhe e organizuar çlirimtare, e cila ishte formuar nga “Komiteti Kombëtare Mbrojtja e Kosovës” në vitin 1918  të trajtohet si Lëvizje Kaçake.

Në kohën e ish RSFJ-së, nga historianë tanë të caktuar, ka pasur përpjekje që këtë emër pezhorativ ta trajtojnë si të pranueshëm, por kundruar realisht ky emër qoftë në origjinën e vet gjuhësore, qoftë në pranimin e një pjesë të popullatës së paarsimura në të kaluarën, ishte dhe mbeti emër fyes dhe aq më fyes bëhet kur këtë e nxjerrin nga goja apo e shkruajnë intelektualët, historianët, publicitet.

Lironi luftëtarët e lirisë nga “Kaçakizimi” i neveritshëm sepse nuk u ka hije të veproni kështu edhe 20-vjet nga çlirimi i Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …