Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar Arbën Xhaferin në shtatë vjetorin e vdekjes. Ai ka thënë se Arbën Xhaferi do të mbetet njëri nga formuesit më të mëdhenj të identitetit evropian të shqiptarëve. “Në shtatë vjetorin e vdekjes, sot kujtojmë intelektualin dhe politikanin e madh, Arbën Xhaferi. Trashëgimia intelektuale, kulturore dhe politike e tij, do të na shërbejë gjatë si frymëzim për t’i vazhduar përpjekjet për modernizimin e shoqërisë, përmes vlerave evropiane. Arbën Xhaferi do të mbetet njëri nga idhtarët dhe formësuesit më të mëdhenj të identitetit evropian të shqiptarëve në tri dekadat e fundit”, ka shkruar Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …